Versioni i ri i programit që tregon gabimet drejtshkrimore në gjuhën shqipe tashmë plotësohet edhe me normat e reja ortografike që Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe ka propozuar prej vitit 2013 e në vijim. Një pjesë e fjalëve të ndryshuara janë renditur në një skedar të posaçëm te faqja kryesore në GitHub.
Këtij programi i është shtuar edhe funksioni për ndarjen me vizë të fjalëve të gjata në fund të rreshtit, megjithëse rregullat për fjalët e përbëra më të ndërlikuara do të kërkojnë saktësime të mëtejshme. Funksioni mund të aktivizohet me anë të komandës "Hyphenation..." në LibreOffice.
Krahasuar me versionin e mëparshëm janë kryer shtesa e korrigjime të shumta te fjalësi, të cilat e kanë rritur në 810 mijë numrin e fjalëformave që duhen shkruar drejt në gjuhën shqipe.