Skip to content

Releases: bgodole/korrektor

Korrektori me rregullat pas 2013-ës dhe ndarja e fjalëve në rrokje

15 Feb 08:40
ffea268
Compare
Choose a tag to compare

Versioni i ri i programit që tregon gabimet drejtshkrimore në gjuhën shqipe tashmë plotësohet edhe me normat e reja ortografike që Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe ka propozuar prej vitit 2013 e në vijim. Një pjesë e fjalëve të ndryshuara janë renditur në një skedar të posaçëm te faqja kryesore në GitHub.

Këtij programi i është shtuar edhe funksioni për ndarjen me vizë të fjalëve të gjata në fund të rreshtit, megjithëse rregullat për fjalët e përbëra më të ndërlikuara do të kërkojnë saktësime të mëtejshme. Funksioni mund të aktivizohet me anë të komandës "Hyphenation..." në LibreOffice.

Krahasuar me versionin e mëparshëm janë kryer shtesa e korrigjime të shumta te fjalësi, të cilat e kanë rritur në 810 mijë numrin e fjalëformave që duhen shkruar drejt në gjuhën shqipe.

Korrektor i gjuhës shqipe për LibreOffice, OpenOffice

26 Mar 21:08
998aa30
Compare
Choose a tag to compare

Ky program mund të tregojë gabimet drejtshkrimore në gjuhën shqipe. Përdoret në aplikacionet si LibreOffice dhe OpenOffice, të cilat shfrytëzojnë paketën "hunspell" për drejtshkrimin.

Instalimi në LibreOffice kryhet nëpërmjet "përgjegjësit të detyrave shtesë". Më tej, hapni një dokument të çfarëdoshëm që është ruajtur paraprakisht në gjuhën shqipe. Gjuhën e dokumentit mund ta ndryshoni edhe vetë ndërkohë që e keni hapur.

Dalloni fjalët e nënvizuara me të kuqe, sepse kjo tregon gabime të mundshme në shkrim ose fjalë të sakta që programi nuk i njeh. Kur i klikoni fjalët e nënvizuara me tastin e djathtë të mausit, ju sugjerohet si ta korrektoni fjalën e gabuar ose të shtoni çfarë mungon në fjalorin tuaj personal.